Kryeministri Edi Rama, duke folur të mërkurën në Forumin Ekonomik në Shkup, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk ishte gati për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ne duam të hymë në BE , por nuk duhet të harrojmë se është shtëpia e tyre. Ne duam, por ata nuk na tregojnë se nuk janë gati për ne, se nuk kanë përgatitur ende “dhoma” për ne. Por vazhdojnë të na thonë se ju nuk jeni gati. Kjo nuk është e vërtetë,” u shpreh Rama.
Rama e quajti më herët mosmiratimin e kornizës integruese si një dështim të përsëritur të Bllokut.
“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet,” tha ai.
Rama shtoi se dy vendet duhet gjithsesi të bëjnë atë që BE kërkon, por duke u bashkuar, jo duke qëndruar të izoluar nga njeri-tjetri.