Albana Vokshi, deputeja e PD-së i ka kërkuar përfaqësive diplomatike në vend, të trajtojnë çështjet e lirisë së medias.
Në letrën e dërguar, më 30 qershor, Delegacionit të BE-së, Ambasadës së SHBA-ve, prezencës së OSBE-së, Këshillit të Evropës, Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës Mijatovic, Komisionereve Maryia Gabriel dhe Dubravka Suica, Presidentes së Forumit te Grave të PPE, Doris Pack si dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare të medias Vokshi paraqet situatën e medias si:
Ndalimin e gazetarëve të akredituar në Kuvend për të marrë pjesë në Komisionet
Parlamentare dhe censurimi i tyre.
Rrezikun e miratimit të paketës “anti-shpifje”, nga Kuvendi.
Kapjen e Këshillit drejtues të RTSH-së dhe Bordit të AMA-së përmes kandidaturave të porositura nga qeveria.
Vokshi i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të bëjnë presion mbi qeverinë për ndalimin e vndimeve “që cënojnë lirinë e fjalës, të medias dhe të drejtën për informim”.