Gjykata e Shkodrës ka caktuar, të enjten masën e arrestit me burg për Hasan Ferracakun dhe Elidin Dylin, të përfshirë në përplasjen me armë në Velipojë, të dielën.
Gjithashtu, gjykata ka shpallur në kërkim djemtë e Hasan Ferracakut Abedin, Shyqyri dhe Besart Ferracaku.
Këta persona u përplasën me armë të dielën në një lokal në Velipojë, pas një konflikti për vendosjen e shezlongjeve në plazh. Si pasojë mbetën të vrarë 4 persona, Kujtim Ferracaku, Musen Zebneli dhe vellëzërit Emiljano dhe Edmond Gocaj.