Enver Hoxhaj nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet që do të mbajë partia ditën e shtunë.
Një javë më parë, Hoxhaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së.
”Ky është vendimi më i mirë që kam marrë, ky vendim bashkon, unitet brenda partisë. Kam shpresuar që do të ketë më shumë kandidatë brenda partisë”, shkruan Hoxhaj në Facebook.
Megjithatë ai thotë se do të vijojë të jetë pjesë e PDK-së dhe se do ta mbështesë atë në betejat që do t’i ketë në të ardhmen.
Enver Hoxhaj mori drejtimin e PDK në nëntor të vitit 2020 pas dorëheqjes së Kadri Veselit i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.