Vaksina e Covid-19 e prodhuar nga kompania indiane Bharat Biotech është 93.4% efektive kundër COVID-19 të rëndë simptomatik, njoftoi firma të shtunën, sipas Reuters.
Të dhënat e fazës së 3-të treguan mbrojtje prej 65.2% ndaj variantit Delta, të identifikuar së pari në Indi, që çoi në një rritje të infeksioneve në prill dhe maj.
Muajin e kaluar, prodhuesi i vaksinave AstraZeneca Plc (AZN.L) gjithashtu tha se vaksina e saj ishte efektive kundër varianteve Delta dhe Kappa, duke cituar një studim.
India ka administruar vaksinën AstraZeneca, të prodhuar në vend nga Instituti i Serumit i Indisë, i cili tha muajin e kaluar se kishte në plan të rriste prodhimin mujor nga korriku, në gati 100 milion doza.
Bharat Biotech tani vlerëson se do të prodhojë 23 milion doza në muaj.
Të dhënat e Fazës-III erdhën ndërsa Ocugen Inc (OCGN.O), e cila po zhvillon bashkë me Bharat Biotech për tregun amerikan, përgatitet të paraqesë një kërkesë për miratim të plotë të ShBA.
India, me një numër prej 30,45 milion infeksionesh është vendi i dytë më i prekur pas Shteteve të Bashkuara, me 33 milion të infektuar. Numri i të vdekurve ka kaluar 400,000.