Policia arrestoi sot (7 korrik) dy persona për vdekjen e 20-vjeçarit në një gomisteri në Durrës, dje (6 korrik).
Të arrestuarit janë pronari i gomisterisë me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë dhe shoferi i ambulancës për mbërrtijen me vonesë në vendin e ngjarjes.
I riu humbi jetën të martën pasi i plasi goma e një kamioni që po rregullonte.