Ambasada amerikane në Kosovë kundër shkarkimit të bordit të RTK-së

Ambasada amerikane në Kosovë kundër shkarkimit të bordit të RTK-së

Ambasada amerikane në Prishtinë,  e cilësoi “të mangët” arsyetimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Ajo kërkoi që pretendimet e ngritua të bazohen në të dhëna trasparente.

“Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente, ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita,” vijon deklarata e ambasadës në rrjetin Facebook.

Ajo la të kuptohet se shkarkimet kanë qënë të njëanëshme dhe të motivuara politikisht.

“Sharkimet e nxituara dhe të njëanshme dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore,” shkruan ambasada amerikane më tej.

Ajo shtoi se reformat kërkojnë “qasje metodike” dhe të lihen mënjanë interesat partiake për hir të interesave të vendit.

Kuvendi i Kosovës shkarkoi të enjten anëtarët e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Qeveria Kurti i shkarkoi anëtarët me justifikimin se kishin ndaluar auditimin e fondeve shtetërore, të shpenzuara nga televizioni.

Vetë anëtarët e shkarkuar të bordit e kanë quajtur vendimin politik, antiligjor dhe ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik. Ata paralajmëruan se do të padisin Kuvendin e Kosovës për vendimin arbitrar.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>