Bashkimi Evropian gati të miratojë administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti Covid-19, sipas burimeve për Euroactive.
“I njëjti burim nuk përjashton mundësinë për të pasur këtë dozë të tretë kundër COVID-19 edhe brenda vitit 2021, në varësi të progresit të varianteve të ndryshme”, citohet në artikull.
Kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar se së shpejti do të kërkojë miratimin e administrimit të një doze të tretë të vaksinës nga autoritetet ameriakne.
KE tashmë ka bërë një marrëveshje me kompaninë për të blerë 1.8 miliardë doza për t’u administruar deri në vitin 2023.
Izraeli njoftoi të dielën nisjen e vaksinimit të popullsisë në rrezik me dozën e tretë të vaksinës.