Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën urdhëroi të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit deri më 15 shtator, mes një rritje të infeksioneve të reja, të nxitura kryesisht nga varianti Delta, raporton Associated Press.
Macron gjithashtu urdhëroi leje të posaçme të COVID-19 për këdo që dëshiron të shkojë në restorante, qendra tregtare ose spitale ose që do të udhëtojë me tren ose avionë.
Lejet janë në dispozicion vetëm për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar, kanë një test negativ të kohëve të fundit ose që janë rikuperuar kohët e fundit nga COVID-19, për AP.
Sipas numrave: Rreth 40% e popullsisë së vendit është plotësisht e vaksinuar.
Franca ka regjistruar më shumë se 5.8 milion raste të konfirmuara të koronavirusit dhe mbi 111,540 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
“Vendi po përballet me një valë të tretë të fortë të epidemisë që prek të gjithë territorin tonë”, tha Macron në një fjalim televiziv, për AP.
“Zgjidhja është e thjeshtë. Sa më shumë që vaksinojmë, aq më pak hapësirë i lëmë këtij virusi për të qarkulluar “, shtoi ai.
“Ju e keni kuptuar – vaksinimi nuk është menjëherë i detyrueshëm për të gjithë, por ne do të zgjasim maksimalisht lejen e shëndetit, në mënyrë që të shtyjmë shumë prej jush të shkoni dhe të vaksinoheni”, shtoi Macroni.
Macron tha se ai do të shpallte një gjendje tjetër emergjente mjekësore, e cila do t’u japë autoriteteve më shumë liri për të vendosur kufizime duke filluar nga e marta.
Më herët të hënën, Greqia vendosi vaksinimin me detyrim të punonjësve të kujdesit shëndetësor, në rast se nuk pranojnë ata do të pezullohen.
Italia gjithashtu kërkon që punonjësit shëndetësorë dhe farmacistët të marrin vaksinën COVID ose do të përballen me pezullim ose ulje të pagës, sipas AP.
Kryeministri britanik Boris Johnson, megjithatë, tha javën e kaluar se Anglia do të heqë detyrimin e maskave dhe rregullat e distancimit social pavarëissht rasteve në rritje të koronavirusit.