Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar të shtunën se janë identifikuar dy serbët të cilët ishin parë në Komunën e Deçanit pak ditë para helmimit të mijëra qytetarëve të kësaj komune nga uji i pijeshëm, sipas Koha.net.
Në një njoftim për media, kjo Prokurori ka thënë se po punohet që të verifikohet nëse ata kishin lidhje me situatën e krijuar ditëve të fundit në këtë komunë.
Identifikimin, bazuar në pamjet e ofruara nga kamerat e sigurisë, Prokuroria ka thënë se e ka bërë në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Ditë më parë për dy serbët për të cilët u raportua në vend, foli edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që deklaroi se ka njohuri për lëvizjen e tyre.