Presidenti Meta, duke kryesuar të dielën forumin “U jam Arbëresh” bëri thirrje për shtim të përpjekjeve për regjistrimin e gjuhës arbëreshe në UNESCO.
“Ruajtja e traditave dhe veçanërisht, ruajta e gjuhës arbëreshe, del sot si një detyrë parësore që kërkon kontributin e të gjithëve,” u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.
Ai po ashtu shprehu shqetësim për rrezikun e humbjes së gjuhës së shkruar arbëreshe te brezat e rinj.
Meta shpalli gjithashtu disa nga objektiva e forumit, të cilat sipas tij ishin “nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla”.
Objektiva shtesë përbënin binjakëzimi i mundshëm mes komunave shqiptare dhe arbëreshe, nxitja e kërkimeve shkencore dhe promovimi i kulturës arbëreshe dhe përpjekjet për të rihapur Kolegjin e ‘Shën Adrianit’.
Ai bëri ftesë të hapur për këdo personalitet apo institucion që dëshironte t’i bashkohej nismës.