Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI në një komunikim për media u shpreh se raporti i OSBE-Odihr për zgjedhjet e 25 prillit konfirmoi blerjen e votës nga partia në pushtet.
Endrit Brahimllari, sekretari i përgjithshëm i LSI-së u shpreh se raporti tregoi se PS përdori e “asetet publike, rritjen e punësimeve për qëllime elektorale, përdorimi i fondeve të rindërtimit, vjedhja e të dhënave private dhe personale, përdorimi i grupeve kriminale, ndryshimet kushtetuese të njëanshme.
Sipas LSI-së, zgjedhjet 25 prillit kanë rënë, në “25 prill nuk ka pasur zgjedhje të lira por manipulim”.