Ministria e Brendshme ka vendosur që të zgjasë afatin e burgosjes në regjimin “41-bis” për Emiliano Shullazin dhe tre të dënuar të tjerë ndërkohë që ka nxjerrë nga regjimi i posaçëm tre të dënuar.
Arbjon Aliko, Endrit Qyqja, Emiljano Shullazi dhe Genci Balla do të qëndrojnë edhe një vit të burgosur nën regjimin “41-bis”.
Ndërkohë Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela kanë dalë nga ky regjim për t’u transferuar në burg.
Regjimi i posaçëm “41-bis” ka për qëllim parandalimin e krimeve si shmangien e kontakteve të këtyre të dënuarve me organizata kriminale
Arbion Aliko është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ibrahim Basha në Lazarat në qershor të vitit 2015.
Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si pjesë e grupit të xhihadistëve për rekrutimin e disa personave dhe për dërgimin e tyre në Siri.
Emiliano Shullazi dhe Endrit Qyqja janë dënuar si pjesë e një grupi kriminal. Ndaj Shullazit pritet të të nisë edhe gjyqi për përfshirje në një vrasje të dyfishtë në vitin 2005.
Pjesë e grupit janë edhe tre të liruarit nga “41-bis”, Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela.
Në vitin 2018 Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmand Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela u dënuan me 55 vite burg – 14 vite vetëm për Emiljano Shullazin – me akuzat: grup i strukturuar kriminal, shkatërrim pronash me eksploziv, marrje prone nën kërcënim dhe dhunë ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërcuku.
Çështja është apeluar dhe vijon prej vitit 2019 pasi shumë shtyrjesh. Në shtator 2019, për mungesë provash, prokuroria u tërhoq nga akuzat për pastrim parash.