Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të angazhohet seriozisht dhe të kërkojë ndihmën e vendeve të huaja për të përballuar situatën me zjarret në vend.
“Është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private”, shkroi Meta në një postim në Facebook, të martën.
Ai shprehu familjes se Andrea Haxhiaj i cili humbi jetën si pasojë e zjarreve në zonën e Gjirokastrës.
Meta gjithashtu i kërkoi banorëve të jenë bashkëpunues me forcat zjarrfikëse për evakuuimin nga banesat e tyre.