4 vatra zjarri janë aktive në vend. Zonat në rrezik kanë qënë në fshatin Gjorm dhe Karaburun. Vatra e zjarrin ndodhen në:
Në fshatin Vithkuq të Korcës zjarri ka arritur deri në afërsi të Manastirit të Shën Pjetrit, monument culture.
Në fshatin Gjorm të Igumenicës u dogjën 2 shtëpi të pabanuara dhe fasada e disa banesave të tjera. Banorët e fshatit u evakuuan.
Në Karaburun vazhdon zjarri duke rritur rrezikun për prekjen e parkut të Llogarasë.
Në Nartë zjari u vu nën kontroll. Kryebashkiaku i Vlorës Leli njoftoi se po hetohet për zjarrëvënie të qëllimshme.