Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur të enjten mbështetjen e tyre për projektin Open Balkan, më herët quajtur Mini-Shengeni si dhe kanë inkurajuar Kosovën të bëhet pjesë e tij.
Në një prononcim për Radio Evriopa e Lirë, Ambasada amerikane në Prishtinë deklaron se “qeveria e Kosovës duhet të vendosë se në cilat iniciativa do të bashkohet dhe cilat e mbështesin më së miri vizionin e saj ekonomik”.
Ajo shton se inkurajon gjithsesi, Kosovëm ta shoh me mendje të hapur atë që i referohet si “integrim rajonal” dhe se vendi duhet “të përqafojë zgjidhjet që japin rezultate për kosovarët, teksa përmirësojnë raportet me fqinjët e saj”.
Komenti i ambasadës vjen si konfirmim i qëdrimit të Zëvendës-Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer në fillim të muajit korrik.
Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka refuzuar t’i bashkohet projektin duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe se nisma e hap Ballkanin vetëm ndaj ndikimit serb dhe rus.