Kurti: “Open Balkans”, i hapur vetëm ndaj ndikimit rus dhe kinez

Kurti: “Open Balkans”, i hapur vetëm ndaj ndikimit rus dhe kinez

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, në një bashkëbisedim me poetin Xhevdet Bajraj në Panairin e Librit në Prishtinë, deklaroi se projekti i Minishengenit, i pagëzuar së fundmi si “Open Balkans”, ishte i hapur vetëm ndaj ndikimeve ruse dhe kineze.

Ai kritikoi emërtimin e ri duke thëne se “ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës”.

Sipas raportimit nga Kosovapress, Kurti konsideroi mosballafaqimin e Serbisë me të kaluarën si problemin kryesor të Ballkanit Perëndimor, pasi nuk kishte treguar pendesë për 4 luftrat që shkaktoi në vitet ’90.

“Tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, me demokratizimin e vendeve tona dhe me sundimin e ligjit,” u shpreh ai.

Ndërkohë, përsa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti i konsideroi si raporte vëllazërore, mes qytetarëve të një kombi, që nuk varen nga politikanët.

“Kosova dhe Shqipëria, qytetarët e të dyja vendeve i kanë marrëdhëniet vëllazërore, ndërkaq prej politikanëve, qofshin ato edhe prej kryeministrave si Edi Rama dhe puna ime mbetet vetëm ta përfaqësojnë këtë vullnet e interes të qytetarëve,” pohoi Kurti.

Kurti i ka kritikuar qysh në zanafillë projektin e Minishengenit, ku deri tani aderojnë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke e quajtur së fundmi në nismë “pa vizion”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>