23 kilogramë kanabis u sekuestruan dhe 2 persona u arrestua në Pogradec, të dielën. Policia njoftoi se kanabisi ishte përgatitur për t’u trafikuar jashtë vendit.
Pas 2 muaj hetime, policia arrestoi policin B. V., 35 vjeç, banues në Borizanë, dhe R. T., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. I., 48 vjeç, S. O., 44 vjeç dhe M. T., 32 vjeç.