Një mijë emigrantë kanë mbërritur në Sicili brenda 24 orëve, njofton media italiane, të hënën. Në Pozzallo, qytet bregdetar në Sicili, mbërritën të hënën 529 emigrantë, 118 prej tyre ishin të mitur.
Ata kanë udhëtuar për 5 ditë në anije Viking në kërkim të një porti të sigurt.
Të gjithë iu nënshtruan testeve Covid-19 dhe rreth tridhjetë rezultuan pozitivë njësoj si në Lampedusa.
Në aspektin shëndetësor, Sicilia po përballet me rritjen e numrave të të infektuarve me Covid-19 në spitale.
Presidenti i Rajonit të Sicilisë Nello Musumeci i bëri apel Kryeministrit Mario Draghi për marrjen e masave për ndalimin e përhapjes së infektimeve.