Një vatër zjarri është krijuar në kodrat në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.
Flakët rrezikojnë të afrohen në disa banesa dhe biznese pranë vatrës së zjarrin raporton Report TV.
Në vendngjarje ndodhen focat zjarrfikëse ndërkohë që pushuesit në plazhin e Kepit të Rodonit janë larguar si pasojë e panikut që kanë shkaktuar flakët.
Gjatë tre javëve të fundit Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë zjarresh në të gjithë territorin ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë djegur qindra hektarë pyje.