Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ushtarak të dielën në Kabul, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters.
Sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K.
Associated Press ka raportuar se një raketë ka goditur një godinë ku ka mbetur i vrarë një fëmijë.
Ngjarja vjen teksa forcat amerikane në aeroportin e Kabulit janë në fazën përfundimtare të evakuimeve.
Të shtunën në mbrëmje presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar se një tjetër sulm terrorist mund të godasë aeroportin e Kabulit.
Në shenjë hakmarrjeje, SHBA-të kreu një sulm me dron në Afganistanin lindor të premten, duke thënë se kishin vrarë dy anëtarë të “profilit të lartë” të ISIS-K të cilët ishin ndër organizatorët e sulmit në aerportin e Kabulit.
Një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten shkaktoi rreth 170 të vdekur.
Një degë lokale e grupit të Shtetit Islamik – Shteti Islamik i Provincës së Horasanit (ISIS-K) – mori përsipër sulmin.