SHBA-të vrasin një prej ideatorëve të sulmeve kamikaze në Kabul

Nga Exit News
SHBA-të vrasin një prej ideatorëve të sulmeve kamikaze në Kabul

Ushtria amerikane njoftoi të shtunën se kishte goditur me dron një prej ideatorëve të grupit terrorist ISIS-K, që organizoi dy sulmet kamikaze në aeroportin e Kabulit dy ditë më parë.

“Të dhënat fillestare sugjerojnë se kemi vrarë objektivin,” thuhet në një deklaratë të ushtrisë amerikane, cituar nga Reuters.

Ofensiva me dron ndodhi në provincën Nangarhar, në kufi me Pakistanin.

Të paktën 60 persona humbën jetën dhe 140 të tjerë u plagosën nga shpërthimet e së enjtes, por mediat amerikane raportojnë për të paktën 170 të vdekur.

Mes viktimave ishin edhe 12 shtetas amerikanë, 11 marinsa dhe një mjek.

Kundërpërgjigja e amerikanëve vjen fill pas premtimit për shpagim të presidentit Biden ditën e djeshme. Ai deklaroi se kishte urdhëruar komandantët ushtarakë amerikanë të zhvillonin plane operacionale për të goditur asetet, udhëheqjen dhe objektet në zotërim të ISIS-K.

Operacionet amerikane në Afganistan janë të përqëndruara për evakuimin e shpejt të pjesës së mbetur të trupave dhe ish-bashkëpunëtorëve vendas, pasi ka përfunduar zhvendosja e 111 900 personave në dy javët e fundit.

Grupi ISIS-K, që kreu sulmet, ka një marrëdhënie armiqësore me talebanët, pasi i konsiderojnë rival, por zyrtarët amerikan mendojnë se këta të fundit nuk janë të aftë të garantojnë sigurinë në Afganistan. Në fakt, SHBA-ja i friksohet një tjetër sulmi, që mund të jetë edhe më vdekjeprurës.

Ndaj edhe ka udhëzuar shtetasit amerikanë që gjenden në Kabul, të qëndrojnë larg aeroportit.

Tërheqja e trupave nga SHBA-të, përfshirë edhe evakuimi i ish-stafit vendas, parashikohet të përfundojë brenda 31 gushtit, pasi presidenti Biden nuk pranoi të qëndrojë përtej afatit të përcaktuar në marrëveshjen me talebanët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>