Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Shqipëri nga data 6 shtator duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, testin PCR, testin serologjik ose një provë që janë shëruar nga Covid-19 në 6 muajt e fundit.
Ky detyrim vlen edhe për pasagjerët që kalojnë transit në Shqipëri.
Njoftimi u publikua të martën në faqen në Facebook të aeroportit “Nënë Tereza”.
Ndërsa qytetarët me banim në Shqipëri, të cilët nuk i plotësojnë këto kushte, duhet t’I nënshtrohen një karantine 10 ditore dhe të kryejnë testin PCR në fund të karantinës.