Rusia kërcënon të gjobisë kompanitë Apple dhe Google për një aplikacion të krijuar nga aleatët e Alexei Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse i cili është në burg.
Autoriteti mbikëqyrës i platformave të komunikimit në Rusi, tha se kompanitë duhet të heqin aplikacionin nga dyqanet e tyre ose do të përballen me gjoba, raportoi Associated Press.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se kompanitë duhej të hiqnin përmbajtje që është kundër ligjit në Rusi.
Aplikacioni është krijuar për të mbështetur kandidatët që kundërshtojnë Partinë Rusia e Bashkuar të presidentit Putin në zgjedhjet parlamentare të 19 shtatorit.
Aplikacioni punon për t’u treguar njerëzve rreth strategjisë së Votimit të zgjuar të Navalnyit, sipas të cilës opozita nuk duhet të përçahet por të kandidatë të caktuar të cilët kanë mundësi të fitojnë në zona të caktuara.
Autoritetet ruse thanëb se nëqoftëse kompanitë nuk e heqin aplikacionin kjo mund të përbëjë ndërhyrje në zgjedhje.
Fondacioni Navalny për Luftimin e Korrupsionit u shpall i jashtëligjshëm në Rusi pasi u etiketua si një grup ekstremist dhe personat që ishin përfshirë ndonjëherë në të janë ndaluar të kandidojnë për poste publike.
Një aktivist u arrestua të enjten për promovimin e aplikacionit të Navalny dhe u dënua me burg për promovimin e simboleve ekstremiste.