Dy ditë më parë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ndërsa jepte i nervozuar një konferencë shtypi për të paraqitur të dhënat ekonomike të gjashtë mujorit të parë të 2016, u përpoq të hedhë poshtë idenë e një qeverie teknike të propozuar nga Zoti Meta.
Sipas Ministrit Ahmetaj, qeveria teknike do të ishte një kërcënimpër ekonominë. Ai shpjegoi më vetëkënaqësinë e tij të zakonshme si një historian i ekonomisë se “qeveritë teknike në kohë normale nuk kanë qenë të suksesshme”, duke lënë të nënkuptohet se përbëjnë një rrezik për ekonominë e një vendi.
I pyetur për një koment teknik mbi këtë deklaratë, një profesor i vjetër socialist, me përvojë në qeverisje, i cili kërkoi ë mbetej anonim, u shpreh:
“A ka mundësi të këtë diçka më të rrezikshme për ekonominë e një vendi se të jetë Arben Ahmetaj Ministër Financash!”