Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka biseduar në telefon me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris.
Presidenca njoftoi te shtunën se tema e diskutimit ishte strehimi i afganëve dhe pandemia e koronavirusit,
“SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Osmanit.
SHBA-të, gjithashtu do të dërgojnë 500 mijë doza Pfizer në Kosovë.
Kosova do të strehojë 2000 afganë, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat e SHBA-së dhe NATO-s. Deri më tani në Kosovë janë strehuar rreth 500 afganë.