Udhëheqësit e Austrisë dhe Serbisë janë takuar për të diskutuar ndalimin e hyrjes së refugjatëve afganë në Europë, raporton Euronews.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se njerëzit që largohen nga Afganistani duhet të qëndrojnë në vendet e rajonit si Turkmenistani dhe Uzbekistani.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një vizite në Beograd, ku takoi kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç.
Më herët Kurz ka kundërshtuar strehimin në Austri të më shumë refugjatëve afganë.
Austria ka më shumë se 40 000 refugjatë afganë, numri i dytë më i madh në Evropë pas Gjermanisë, e cila ka 148 000, sipas të dhënave të agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, për vitin 2020.
Vuçiç tha se Serbia kishte marrë një kërkesë për të akomoduar 150 gra dhe vajza nga një klub futbolli dhe se qeveria e tij do ta lejonte këtë gjë.
Kurz dhe Vucic pohuan se Europa duhet të shmangë ardhjen e një tjetre vale migratore nga Lindja e Mesme.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Afganistanin pasi talebanët pushtuan vendin.
Shqipëria ka pranuar të strehojë 4 mijë afganë nga të cilët kanë mbërritur mbi 600 ndërsa Kosova ka premtuar të strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë.