Alket Hatija, i ashtuquajtur baroni i drogës do të ekstardohet në Itali. Vendimin e dha Gjykata e Lartë, sipas rapotimeve në media të martën.
Hatija u arrestua në 2017 në Berat nga policia shqiptare. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg nga gjykatat e Milanos.
Në fillim Gjykata e Durrësit morri masën e sigurisë detyrim paraqitje. Por, Gjykata e Apelit e dënoi me burg deri në pritje të ekstradimit.
Në një intervistë për Neës24, përpara arrestimit, Hatija u shpreh se në 2008 drejtësia shqiptare njohu dënimin në Itali dhe e dënoi me 16 vjet burg.
Hatija akuzohet nga Italia për trafikun e rreth 500 kilogramë drogë, heroinë dhe kokainë.