662 afganët do të qendrojnë për mbi 1 vit në vend. Qeveria, gjithashtu është e hapur t’i japë statusin e azilantit afganëve që duan të qendrojnë në Shqipëri.
“Nëse disa prej tyre dëshirojnë të qendrojnë në Shqipëri, mund të aplikojnë. [..]Ne do të ishin të kënaqur t’i mirëpresnim”, u shpreh Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një intervistë për Zërin e Amerikës, të mërkurën.
Ajo u shpreh se marrëveshja ka qënë për të pritur 4 mijë afganë, por me problemet e evakuimit nuk dihet se sa do të jetë numri përfundimtare i tyre:
“Angazhimi jonë ka qënë për 4 mijë por për shkak të vështirësive për evakuim, kjo ka qënë e pamundur për këto ditët e fundit. Për momentin kemi 662 afganë në Shqipëri. Presim edhe të tjerë në ditët e tjera”.