705 qytetarë afganë, përfshirë edhe persona më dokumenta kanadeze të bllokuar në një avion në Aeroportin ndërkombëtar Mazar-i-Sharif në Afganistanin verior do të strehohen në Shqipëri.
Shqipëria u pranua si vend i tretë nga qeveria e Kanadasë pas kërkesave të vazhdueshme të senatorit amerikan Richard Blumenthal.
Senatori ka punuar me organizata joqeveritare dhe me grupet e veteranëve për të sponsorizuar dy udhëtime me aviona çarter, për evakuimin 705 qytetarëve nga Mazar-i-Sharif.
Ndër këto 705 qytetarë, 9 janë të pajisur me vizë kanadeze dhe një është me kartën e rezidencës së përhershme në Kanada. Ata nuk arritën dot të largoheshin nga Kabulu dhe ndaj u drejtuan për në aeroportin e Mazar-i-Sharif.
Aeroplanët në Afganistan, të cilët janë marrë me qira nga donatorët perëndimorë, kanë nevojë për një vend në të cilin mund të transferojnë udhëtarët, i cili mund të fluturojë në Shqipëri.
Burimet amerikane thanë se një mundësi është që Kanadaja të bëjë presion ndaj Ukrainës për të lejuar aeroplanët të ulen në aeroportin e Kievit dhe më pas të nisen për në fluturimet në Shqipëri e nga Shqipëria të kalojnë në destinacionet e tyre në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.
Artikulli u bazua në raportimin e gazetës kanadeze “The Globe and Maili”.