Presidenti Ilir Meta këshilloi opozitën të lërë rrugën e bojkotit të Kuvendit. Në një mesazh urimi për kryetaren e re të Kuvendit, Meta shkroi se:
“Bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.
Meta u shpreh se prania e opozitës në Kuvend i dha fund “dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë”.