Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e quajti nismën e “Open Balkan” të rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.
Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani, raporton RTK.
Ajo shtoi se Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev përmes “Open Balkan” po përpiqen të zëvendësojnë Procesin e Berlinit:
“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, u shpreh presidentja Osmani.
Këto vende i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës të bashkohet me Open Balkan, por këto ftesa janë refuzuar nga kryeministri Kurti.