Irani të mërkurën rifilloi fluturimet me Afganistanin, ku talebanët morën kontrollin muajin e kaluar.
“Sot Mahan Air transportonte pasagjerë midis Mashhad dhe aeroportit të Kabulit,” raportoi agjencia e lajmeve Fars, sipas France 24.
Ky ishte fluturimi i parë i tillë midis dy vendeve që nga kthimi i talebanëve në pushtet më 15 gusht.
Agjencia iraniane e aviacionit civil kishte njoftuar ndërprerjen e fluturimeve në Kabul më 16 gusht për arsye sigurie.
Më parë, Mahan Air kishte kryer dy fluturime në javë midis Mashhad dhe Kabul.
Mahan Air, linja ajrore e dytë më e madhe iraniane pas kompanisë shtetërore Iran Air është në listën e zezë të subjekteve të sanksionuara nga amerikanët kundër Iranit që nga viti 2011.
Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, republika islamike pret më shumë se 3,46 milionë afganë, shumica prej tyre refugjatë ose emigrantë të paligjshëm, që përfaqësojnë më shumë se katër përqind të popullsisë së Iranit.