Partia Socialsite nuk pranoi të heqë anëtarët e saj në komisionet parlamentare, duke u justifikuar me ruajtjen e balancës shumicë-pakicë.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se i takon PD-së të heqë deputetët e caktuar në dy komisione njëherësh, bazuar në rregulloren e Kuvendit.
“PS është i vetmi grup që është në këtë shumicë dhe të gjithë deputetët e tjerë janë në opozitë. Për të ruajtur këtë balancë do i kërkoja që deri në seancën pasardhëse të ndreqë ndonjë gabim ku ndonjë deputet është vendosur në më shumë se dy komisione. 4 deputetë e LSI apo PSD dhe ata të depozitojnë brenda kohës së përcaktuar nga kryetarja propozimet për tu bërë pjesë në disa komisione”, tha Balla.
Kërkesa e Ballës nuk u pranua nga PD, e cila përmes nënkryetarit të Kuvendit Alibeaj e akuzoi PS-së për kufizim të opozitës në komisione:
“Bazuar në rregullore është bërë shpërndarja e deputetëve, nëse keni dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës dhe për t’i hequr numrat opozitës, është çështje që s’ka për të ecur”.
PD dhe PS nuk pranojnë të rishpërndajnë anëtarët e komisioneve në mënyrë që t’I hapin vendet për anëtarët e LSI-së dhe PSD-së.
Sipas rregullores së Kuvendit, çdo deputet duhet të jetë pjesë e komisioneve parlamentare. Numri i tyre në komisione duhet të respektojë balancën shumicë-pakicë.