“Marrëdhënniet Kosovë-Shiëpri kanë kohë që janë ftohur”, e jo për faj të Kosovës, u shpreh Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për Deutche Welle, të publikuar të premten.
“Ne si institucione të reja të Kosovë nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste Shqipërinë të ftohte marrëdhëniet me Kosovën apo të mos përkrahte Kosovën. Ne çfarë kemi bërë, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran”, theksoi Osmani.
Ajo u shpreh se kundërshtimi i nismës së Open Balkans bëhet për interesa të shtetit të Kosovës:
“Nuk mund t’i shtyjmë përpara interesat e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet”.
Osmani mbështeti procesin e Berlinit, të cilin e konsideroi “iniciativë që na shtynë pozitivisht drejt Bashkimit Evropian”.
Në Intervistë Osmani foli për situatën me koronavirusin, gjyqin e ish-drejtuesve të UÇK-së dhe zgjedhjet vendore të 17 tetorit.
Intervistën e plotë e lexoni këtu.