Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij do të betohen, të shtunën, tek Presidenti Ilir Meta.
Pas betimit, qeveria do të mbajë mbledhjen e parë për këtë mandat.
Qeveria përbehet nga 12 ministre femra dhe 5 ministra meshkuj.
Kjo është qeveria e parë e përbërë në 70% të saj me gra.
Rama u dekretua nga Meta javën e kaluar. Ndërsa programi i qeverisë u miratua të premten në Kuvend.