Ministri francez refuzon të takojë homologun australian

Nga Exit News
Ministri francez refuzon të takojë homologun australian

Ministri francez i Tregtisë, Franck Riester refuzoi të premten një ftesë të homologut australian për t’u takuar muajin e ardhshëm në Paris.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënës i Riester për Reuters.

“Ne nuk do të ndjekim kërkesën e ministrit Australian për një takim. Ne nuk mund të vazhdojmë sikur të ishte si zakonisht,” u shpreh zyrtari francez.

Ndërkohë, ministri australian, Dan Tehan tha në një intervistë në radio të hënën se ishte “shumë i etur” të takohej me Riester në Paris në tetor për një takim të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Vendimi lidhet me tërheqjen e Australisë nga nga marrëveshja për furnizimin me nëndetëse nga Franca, në favor të një marrëveshjeje me Uashingtonin dhe Londrën.

Më herët, Franca ka anulluar një tjetër takim, këtë radhë mes ministres së Forcave të Armatosura, Florence Parly dhe homologut britanik, që ishte planifikuar të mbahej këtë javë.

Kjo bëri që Franca të tërhiqte ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia, duke nxitur një krizë diplomatike shumëkombëshe.

Prishja e kontratës ka shkaktuar zemërim në Paris, i cili pretendon se nuk është konsultuar nga aleatët e tij.

SHBA-ja shpreson të arrijë të rimbëkëmbë aleancën me Francën përmes një takimi të nivelit të lartë mes presidentëve Biden dhe Macron në tetor.

Ndërkohë, Australia mbrojti anulimin e marrëveshjejes me Francën të dielën, duke thënë se qeveria i ka paraqitur palës franceze shqetësimet e saj muaj më parë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>