Opozia e Kosovës mbështet qeverinë për sulmet e serbëve në veri

Nga Exit News
Opozia e Kosovës mbështet qeverinë për sulmet e serbëve në veri

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe i AKK-së Ramush Haradinaj dënuan sulmet e serbëve në kufi dhe ofruan mbështetjen e tyre për qeverinë e Kosovës.

Memli u shpreh se ruajtja e shtetit të Kosovës “është përgjegjësi morale jo vetëm politike”, në një postim në Facebook, të shtunën.

“Vendimet legjitime të institucioneve të Kosovës, janë vendime sovrane të shtetit të Kosovës, të cilat nuk mund të bllokohen, e mbi të cilat nuk mund të instruktohet kërcenim mbi shtetin tonë”, shkroi Memli.

Ndërsa, për bëri thirrje të ndalohen sulmet ndaj institucioneve, gjuha e urrejtjes e Serbisë dhe “akrobacionet ajrore të Serbisë përgjatë kufirit”.

Haradinaj u shpreh se “ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme”.

“E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit”, shkroi ai në një postim në Facebook, të shtunën.

“Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, shtoi ai.

Haradinaj I bëri thirrje BE-së të ndërhyjë në Setbi për të ndaluar provokimet.

Në Kosovë prej 7 ditësh serbët kanë bllokuar pikat e kalimit kufitar si pasojë e vendosjes së masës së reciprocitetit mbi targat e makinave. Të shtunën dy pikat doganore u sulmuan me bomb adore dhe avionët ushtarak serbë patrulluan në hapësirën ajrore të Kosovës.

Që prej vendosjes së kësaj mase nga Kosove, drejtuesit serbë kanë nisur gjuhën e urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës. Ata e quajtën këtë veprim, përpjekje të Koosëvës për të shpopulluar zonat serbe në veri të saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>