“Ne do të punojmë që të kapërcejmë pengesat. Ne shpresojmë të fillojmë me konferencën para fundit të këtij viti”. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp, të martën, me kryeministrin Rama.
Ajo nuk ju përgjigjë pyetjes nëse do të kishte ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për vendimin e hapjes së bisedimeve.
Ndërsa, Kryeministri Rama u shpreh se kjo datë ishte objektiv i presidents Von der Leyen. Ai u shpreh se e rëndësishme për Shqipërinë është se “ne i kemi kryer detyrat tona”:
“Mua nuk më gënjen mendja që ky process është i parashikueshëm. E kuptoj se çfarë ndodh në BE”.
Von der Leyen e nisi turin ballkanik me vizitën në Tiranë. Ajo do të vizitojë edhe vendet e tjera të rajonit këtë javë, përpara mbajtjes së samitit BE-Ballkan Perëndimor më 6 tetor.
Presidentja e KE-së njoftoi se vendi jonë ka përfituar 250 milionë euro ndihmë për përballimin e pandemisë. Ndërsa Rama e falenderoi Von der Leyen për mbështetjen ndaj vendit dhe procesit të Berlinit.