Qeveria ka vendosur shpronësimin e pallatit të projektuar nga arkitekti Maks Velo, i njohur ndryshe si pallati i Kadares dhe Agollit.
Ministrja e Infrastrukturës Balluku u shpreh për median të mërkurën se:
“Banorët do të shpronësohen dhe do të ristrukturohet fasada e pallatit nga Bashkia Tiranë”.
Në maj 2021, Citizen Channel dhe Exit.al zbuluan se Bashkia po planifikonte shkatërrimin e ndërtesës së ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), e njohur ndryshe si pallati 7-katësh.
Ndërtesa ishte projektuar nga arkitekti i njohur Maks Velo në vitin 1976 dhe mban statusin Monument Kulture i kategorisë II.
Dokumentet e para nga këto media tregojnë se ndërtesa është pjesë e një tenderi prej 30 milionë eurosh.
Ajo është përfshirë në një listë prej 14 objektesh arsimore të cilat do të ndërtohen në Tiranë si pjesë e planit të rindërtimit.
Problemi është se ndërtesa nuk do të përdoret si një objekt arsimor.
Sipas planit të projektimit, do të ndërtohet një strukturë për zyrat e administratës publike.
Banorët kanë frikë se prishja e ndërtesës së Maks Velos do të përfshijë po ashtu edhe një ndërtesë në të majtë të saj, për t’i hapur rrugën një kulle 30 katëshe.
Në fakt, besohet se projekti në fjalë do të mbulojë një hapësirë deri në 2000 metra katrorë, por projekti ATSH mbulon vetëm 225 metra katrorë, duke rritur frikën se prona të tjera përreth do të shkatërrohen po ashtu.
Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës hapi tender për rinovomin e fasadës, dhe forcimin e strukturës.
Bashkia Tiranë në 2018 ka blerë 2 apartamentet e familjes Kadare dhe Agolli.
Më shumë lexoni këtu.