Policia doganore e Podgoricës në Mal të Zi ka kapur 300 kg kanabis në një kamion që kishte ardhur nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Mediat malazeze raportojnë se kamioni ishte drejtuar për në Bosnje Hercegovinë.
Policia ndaloi shoferin e kamionit, me shtetësi boshnjake.
I pyetur në emisionin “Opinion” për ngarkesën e kapur, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk ka ende informacion nga pala malazeze.