Dukagjin – Vrasja për kanabisin

Dukagjin – Vrasja për kanabisin

Një person u ekzekutua në Dukagjin, të enjten paradite. Personi 31 vjeçar u vra nga dy vëllezër, kushërinj të tij, njëri prej të cilëvë u dorëzua në polici, ndërsa tjetri është ende në kërkim.

Fillimisht mediat raportuan se të dhënat e para tregonin se shkaku i vrasjes ishte ai i konfliktit për pronësinë e një parcele toke.

Por, sipas burimeve të News24, duket se vrasja ka ndodhur si pasojë e konkurencës për parcelat e kultivimit të kanabisit.

Të dyja palët kishin investuar në mbjelljen e kanabisit në një zonë të thellë të Dukagjinit në toka pa pronarë.

Viktima dyshonte se autorët e kishin denoncuar në polici dhe si pasojë parcelat e tij ishin djegur.

Për këtë arsye mes tyre ka nisur një konflikt i ashpër që solli vrasjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>