Disa të rinj kanë qëlluar sot ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj me domate, vezë e ilaçe. Të rinjtë protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë dhe bllokuan hyrjen e ndërtesës.
Ata mban në duar parulla me shprehjen “Suksese në jetë”, shprehje thënë nga ministri Beqaj në bisedën telefonike me drejtorin e pushuar nga detyra të Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore në Tropojë.
Të rinjtë e quajtën Zotin Beqaj “hajdut” dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Policia ndërhyri për të larguar të rinjtë nga hyrja e ministrisë.