Deputetët e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar i kanë kërkuar qeverisë të paraqesë një dokument me politikat e parashikuara që do të ndërmarrë qeveria pas daljes së vendit nga BE, përpara se ato të vendosin.
Kjo kërkesë e deputetëve rrezikon kalimin e afateve për fillimin e zbatimit të nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, dhe ngjall shpresat e shumë prej qytetarëve mbështetës të fushatës pro qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në BE.
Kryeministrja e Theresa May kishte deklaruar, pak kohë më parë, se fillimi i zbatimit të Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës do të fillonte në fund të muajit Mars.
Por, tani pas vendimit të djeshëm të gjykatës, ajo do të presë të marrë miratimin e deputetëve për të filluar procesin.