Basha nga Durrësi: Rama e Dako po mbushin xhepat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar projektin “Veliera” në qendër të Durrësit. Ai ka theksuar se ky projekt është një aferë e pastër korruptive e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Dako.

“Pa pyetur qytetarët, dhe në kundërshtim me ligjin, pa asnjë leje arkeologjike, apo mjedisore, po hedhin 6 milion dollarë të taksave të durrsakëve, 6 milion dollarë të shqiptarëve, për një mur betoni. Nga këto 6 milion dollarë, 3 milion do shkojnë për të blerë beton tek Gjushi” akuzoi Basha.

Nga ky kantier lideri i opozitës i bëri thirrje durrësakëve të bashkohen në protestën e 18 shkurtit në kryeqytet. Sipas tij, duhet një bashkim i madh në këtë protestë për të ndalur këtë kastë korruptive.

“Duke u ngritur bashkë në Tiranë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes të cilave të sjellim një qeveri që nuk i shpenzon paratë e taksave të tyre për të mbushur xhepat Dako-Rama, por i shpenzon për problemet e tyre akute”, u shpreh kreu i PD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>