Kryeministri Rama ka humbur çdo interes për punën e “bezdisshme” të qeverisjes

Kryeministri Rama ka humbur çdo interes për punën e “bezdisshme” të qeverisjes

Kryeministri Edi Rama ka munguar në katër mbledhjet e fundit të Këshillit të Ministrave. Hera e fundit kur ai ka qenë i pranishëm ne mbledhjet e qeverisë ishte më 11 janar 2017.

Sipas nenit 102 pika (a) të Kushtetutës, mbledhjet e Këshillit të Ministrave, i cili është organi më i lartë ekzekutiv në vend drejtohen nga Kryeministri. Këshilli i i Ministrave mblidhet të paktën një herë në javë.

Por një vështrim i vendimeve të Këshillit të Ministrave të publikuara në faqen zyrtare të Kryeministrisë nga muaji janar 2015 deri më tani tregon se Zëvendës Kryeministri Niko Peleshi ka firmosur me porosi dhe në mungesë të Kryeministrit Rama një numër të pazakontë vendimesh, siç tregon grafiku i mëposhtëm.

Vendime të Këshillit të Ministrave

Të dhënat e analizuara nga Exit.al tregojnë se në vitin 2015, Zv. Kryeminsitri Peleshi ka firmosur rreth 17 për qind të Vendimeve të KM, në vitin 2016 ai ka nënshkruar rreth 43 për qind të vendimeve, dhe në dy muajt e parë të këtij viti rreth gjysmën e vendimeve të qeverisë.

Para pak ditësh, Zoti Rama kërkoi të përfaqësohej nga Zëvendës Kryeministri edhe në mbedhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Presidenti në lidhje me çështjen Balili, por,kjo gjë nuk u pranua nga Presidenti Nishani pasi kjo e drejtë e Kryeminsitrit nuk mund të delegohet tek persona të tjerë.

Arsyeja kryesore e mos pranisë së Kryeministrit janë udhëtimet e shumta jashtë vendit shumica e të cilave udhëtime për interesa private artistike ose për aktivitete te parëndësishme për nivelin e Kryeministrit.

Duket sikur Kryeministri ka vendosur që këtë aspek të qeverisjes t’ia kaloi zëvendësit të tij, ndoshta duke zgjedhur të përqendrohet më shumë në karrierën e tij personale artistike.

Por aspekti më domethënës i mungesës të pashembullt të Kryemisnitrit në mbledhjet e qeverisë është se ai është tregues i faktit se mbledhjet e qeverisë janë ktheyr në fasadë për vendimmarrjen personale të Kryeministrit. Mbledhja e Këshillit të Ministrave është ligjërisht institucioni ku diskutohen dhe miratohen me shumicë votash të anëtarëve të tij (ministrave, zëvendës kryeministrit dhe kryeministrit) të gjitha vendimet më të rëndësishme të vendit, përfshi projekt-ligjet.

Është e arsyeshme të besohet se vendimet e Këshillit të Ministrave në mbledhjet ku nuk ka qenë i pranishëm Kryeministri Rama janë marrë paraprakisht prej tij dhe mbledhja e qeverisë ka shërbyer vetëm për miratimin formal të këtyre vendimeve paraprake të Kryeministrit—është e vështirë të besohet se ministrat me në krye Zëvendës Kryeministrin Niko Peleshi debatojnë dhe miratojnë vendime me vullnetin e tyre vetjak dhe jo me urdhër të Kryeministrit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>