“Është një dukuri shumë shqetësues”. Kështu iu përgjigj Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit Franco Roberti, në Fasano Brindizi, pyetjeve të gazetarëve për rritje e tarfikut të drogës nga Shqipëria në Pulia, gjatë prezantimit të librit të tij “E kundërta e frikës, sepse terrorismi islamik dhe mafia mund të munden”, siç raporton Corriere del Mezzogiorno.
“Kohët e fundit, kemi shkuar sëbashku me prokurorët e Barit, Leces dhe Katanzaros” — shtoi ai — “për të takuar kolegët tanë shqiptarë në Tiranë, pikërisht për të kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë dhe hetime mbi territorin, sepse në fakt kemi parë që trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të Pulias dhe Kalabrisë është rritur ndjeshëm”.
“Flasim për tonelata” — shpjegoi Komandanti i antidrogës— “dhe pikërisht disa ditë përpara se të vizitonim Tiranën u sekuestrua një tonelatë droge në territorin e Pulias. Takimi u bë më konkret nga kjo ngjarje, nga kjo kapje, por prej kohësh tashmë kemi verifikuar që trafiqet janë rritur ndjeshëm”.
Kreu i Antimafia Italiane, Franco Roberti, vizioti Tiranën më 23 shkurt 2017, ku u takua me Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Gjatë konferencës se përbashkët për shtyp Prokurori Roberti u shpreh se “është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri”.
“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në emërimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri”— u shpreh kreu i antimafias Roberti.