Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha hapi sot fushatën në qarkun e Dibrës, nga ku ftoi sërish në debat televiziv Kryeministrin Rama:
“Dje, ia thashë nga Fieri, sot ia përsëris nga Dibr; ftesën për debat të drejtpërdrejtë, televiziv. Cili është bilanci yt Edi Rama si kryeministër? Cili është bilanci im si kryetar i opozitës? Cili është programi yt Edi Rama? Cili është programi im dhe i Republikës së Re? Mos ua moho shqiptarëve debatin! Mos ki frikë nga debati! Përgjigju dhe eja në debat!” u shpreh zoti Basha.
Kreu i opozitës akuzoi Kryeministrin Rama se ka varfëruar vendin dhe ka çdo familje të Dibrës.
Zoti Basha i kërkoi grave dibrane që në takimet me Kryeministrin Rama, që do të zhvillohen mbasditen e sotme, t’i kërkojnë llogari për premtimet e pambajtura për shëndetësinë falas, për vendet e punës, për rimëkëmbjen ekonomike.
Më tej, ai premtoi se do të jetë kryeministër i njërëzve punëtorë e familjeve në nevojë dhe jo kryeministër i palmave.
“Ekonomia do jetë prioriteti im i parë. Ne kemi një plan të shkëlqyer të hartuar me ndihmën e CDU-së. Ekonomia do ndryshojë. Do çlirojë energji pozitive dhe do hapë vende të reja pune”, u shpreh Zoti Basha.
Në qarkun e Dibrës Partia Demokratike propozon për deputetë Dhurata Çupin, Xhemal Gjunkshin, Edmond Isakun, Sulejman Gjanën dhe Denisa Vatën. Në zgjedhjet e vitit 2013, Partia Demokratike fitoi 3 mandate në këtë qark.