Shembet manastiri në Sarandë

Shembet manastiri në Sarandë

Manastiri i Shën Athanasit në Leshnivën e ulët u shembë, një monument i kategorisë së parë në Sarandë, që daton të paktën që prej vitit 1797.

Përkundër pretendimeve të vazhdueshme se trashëgimia kulturore në Shqipëri po mbrohet, në fakt trashëgimia kulturore dhe arkeologjike është shkatërruar masivisht.

Fotot e publikuara nga Melsi Labi, ish-drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, që u shkarkua pas kritikave ndaj ministres Kumbato, tregojnë se kupola e manastirit është shkatërruar plotësisht.

Manastiri është një nga 77 monumentet e kultit që i shpëtoi shembjes gjatë Revolucionit Kulturor e Ideologjik të vitit 1967. Monumenti gjithsesi nuk arriti t’i mbijetojë indiferencës dhe harresës së qeverisë.

Ministrja Kumbaro, e cila është në fushatë elektorale për herë të parë, për të siguruar mandatin e saj në qarkun e Gjirokastrës, nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë për shembjen e manastirit. Në qytetin e Gjirokastrës, ministrja ka aprovuar planin e paligjshëm të urbanizimit, që vë në rrezik qytetin që bën në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-së.

Po ashtu, Arta Dollani, drejtoresha e Institutit për Monumentet e Kulturës nuk ka arritur ta ndalojë rrënimin e manastirit.

Më poshtë gjeni një video të janarit 2017, me manastirin ende të pashkatërruar:

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>