Pesë kandidatë janë regjistruar për garën për kryetar të Partisë Demokratike:
Lulzim Basha, kryetari aktual i PD
Eduard Selami, ish-kryetar i PD (1992-1995)
Astrit Sinanaj, anëtar i PD nga Fieri
Erion Piciri, anëtar i PD dhe themelues i Institutit të Lidershipit në Tiranë
Astrit Patozi, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i PD
Dita e fundit e regjistrimit për të kandiduar ishte 2 korriku. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 korrik.
Më 1 korik, Astrit Patozi deklaroi se vendimi i tij për të kandiduar kushtëzohet nga 6 kërkesa që garantojnë garë të ndershme, për plotësimin e të cilave ishe i gatshëm të punonte më Zotin Basha.
Mësohet se mes Bashës e Patozit ka nisur bisedimi për plotësimin e këtyre kushteve si krijimi i kushteve të barabarta për kandidatët, vënia në dispozicion e zyrave brenda PD-së për kandidatët dhe stafet e tyre, si dhe përfaqësimi i barabartë në komisionet dhe strukturat e organizimit dhe numërimit të votave.
Por zoti Basha duket se nuk ka pranuar dy nga kërkesat e Zotit Patozi: shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe dhënien e mënjëhershme të dorëheqjes, si dhe largimin e Zotit Basha dhe stafit të tij nga ndërtesa e Partisë Demokratike.
Kryesia e PD-së do të zhvillojë sot në orën 19:00 mbledhjen për miratimin e kandidaturave dhe nisjen e procesit zgjedhor.